Nikollovski: Deri në vitin 2029 do të kemi autostradë të plotë dhe rrugë eksprese nga kufiri deri në kufi në Korridorin 8

Nikollovski: Deri në vitin 2029 do të kemi autostradë të plotë dhe rrugë eksprese nga kufiri deri në kufi në Korridorin 8

Ambicja e jonë është jo më vonë se vitin 2029 në Korridorin 8 të kemi lidhje me autostradën dhe rrugën eksprese kufi me kufi ose nga vendkalimi kufitar Qafë Thanë deri në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë, thotë zëvendës kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Ai për emisionin “Jadi burek” mbrëmë e elaboroi planin e Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit lidhur me korridoret transportuese.

Siç tha, autostrada Ohër – Kërçovë deri nga fundi i vitit do të përfundojë me rrugë deri në Strugë, ndërsa në aksin Trebenishtë – Qafë Thanë nuk mund të punohet për shkak të ndalesës nga UNESKO.

“Me BERZH e punojmë aksin Kërçovë – Bukojçan prej 11 kilometrave. Aty pres të hënën të dalë kërkesa për dorëzimin e ofertave financiare dhe deri më 10 tetor duhet të arrijnë ofertat, ndërsa afati i përfundimit është tre vjet. Bukojçan – Gostivar ose si e quajmë ‘Strazhë’, tani në mënyrë shumë intensive e punon kompania ‘Behtel’ me atë që aty i kemi shpëtuar shtetit 250 milionë euro. Autostradën Gostivar – Tetovë e filluam, ai duhet realisht shpejtë të përfundojë, por ka shumë popullat[ nga të dy anët dhe nuk dëshirojmë ta bllokojmë qarkullimin, por po shkohet në mënyrë paralele me aksin Bukojçan – Gostivar. Do të thotë, për tre vite prej tani edhe ai duhet të përfundojë. Tetovë – Shkup ka autostradë, Shkup – Qarkorja – Kumanovë ka autostradë, për rrugën eksprese Kumanovë – Stracin tani kërkojmë para nga BE-ja, ndërsa Stracin – Kriva Pallankë e lëshuam në janar të këtij viti”, tha Nikollovski.

Ai informoi edhe se në këtë moment punohet në riksonstruimin e plotë të vendkalimit kufitar Deve Bair me Bullgarinë.

MARKETING