Nikollovski – Al Kajari: Rritje e bashkëpunimit ekonomik me Katarin dhe vendosje e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Doha

Nikollovski – Al Kajari: Rritje e bashkëpunimit ekonomik me Katarin dhe vendosje e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Doha

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot realizoi takim pune me Rashid Bin Saed Al-Kajari, ushtrues detyre ambasador i Katarit.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Ministria e Transportit, konstatuan se bashkëpunimi bilateral është në nivel të mirë, duke e potencuar mundësinë për përforcim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.

Në takim, zëvendëskryeministri Nikollovski theksoi se Qeveria ka program ambicioz në pjesën e infrastrukturës, gjithashtu në turizëm dhe trafik ajror.

“Në atë drejtim, Maqedonia zhvillon politika të shkëkqyeshme në pjesën e trafikut ajror dhe e potencoi mundësinë për vendosjetë linjës ajrore mes Maqedonisë dhe Katarit (Shkup dhe Doha)”, theksoi Nikollovski.

Në takim u bisedua edhe për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e trsnsportit, turizmit dhe investimeve. Më pas zëvendëskryeministri Nikollovski theksoi se Maqedonia është në fazë të realizimit të projekteve të mëdha kapitale dhe bëri thirrje të gjitha kompanitë e interesuara nga Katari të paraqiten në konkurset publike ndërkombëtare.

“Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Katarit është shumë i rëndësishëm për zhvillim të ekonomisë, turizmit dhe gjithsesi për lidhje të qytetarëve nga të dy vendet. Për ne është posaçërisht me rëndësi të vendoset linjë e drejtpërdrejtë mes dy vendeve, para së gjithash për shkak të mirëmbajtjes së relacioneve afariste. Kemi bashkëpunim të mirë me Katarit, por konsiderojmë se ekziston mundësi e madhe ky bashkëpunim të rritet përmes këmbimit të përvojave, investimeve të reja etj …”, theksoi Nikollovski.

MARKETING