Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski dje në një intervistë për Kanal 5, duke iu referuar procesit integrues të vendit në BE, tha se ishte i pari që deklaroi se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, megjithatë u shpreh se është i bindur se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së.

“Fillimisht thashë se do ta bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje të Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne u bashkuam me Shqipërinë. Unë tani deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë”,deklaroi Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.

MARKETING