Nikolloski: Prioriteti ynë më i lartë është ndërtimi i hekurudhës në Korridorin 10
Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 është prioriteti më i lartë për shtetin. Do ta nis dhe do ta ndërtoj në dy mandate. Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm nga aspekti ekonomik dhe do t’i mundësojë vendit të arrijë hapin me botën, në vend që të mbetet apendicit, tha sonte zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Nikollovski në “Samo Interevju” theksoi se nuk është kundër ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari.
Sipas tij, hekurudha e shpejtë Shkup-Selanik do të nënkuptojë zhvillimin e vendit në tërësi, sepse pranë hekurudhës mund të ndërtohen zona potenciale ekonomike që do ta përdorin hekurudhën si transport më të lirë.