Nikolloski: Pas zgjedhjeve lokale nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pastrim në gjyqësor dhe prokurori

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se pas zgjedhjeve lokale nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe paralajmëron se fokusi do të jetë, siç deklaroi ai në “pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe llogaridhënie e gjithë atyre që abuzuan me pushtetin nga qeveria e të ashtuquajturit koalicion i zi “LSDM, BDI dhe Të Majtës”.
“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, kemi një qeveri të qëndrueshme koalicioni, e cila po funksionon shkëlqyeshëm”, tha sot Nikolloski, gjatë një vizite në Gostivar në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.
Sipas Nikolloskit, mandati i qeverisë do të jetë deri në vitin 2028, dhe pastaj do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Dallimi midis nesh dhe koalicionit të zi të LSDM-së, BDI-së dhe Levicës është se ne flasim për projekte, nuk mund të themi sa projekte kemi, dhe nga ana tjetër ka fjalë boshe dhe manipulime dhe një etje dhe dëshirë të vazhdueshme për pushtet.