Nikolloski: Pas Madridit dhe Barcelonës do të ketë edhe dy linja ajrore nga Spanja

Nikolloski: Pas Madridit dhe Barcelonës do të ketë edhe dy linja ajrore nga Spanja

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit sot pasdite u realizua fluturimi i parë direkt për në Madrid. Kompania ajrore “Viz Er” me subvencione nga Qeveria do të fluturojë në këtë linjë tre herë në javë, çdo të martë, të premte dhe të shtunë.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski njoftoi se pas vendosjes së fluturimit direkt nga Shkupi për në Madrid dhe më parë për në Barcelonë, do të ketë më shumë destinacione nga Spanja.

Që nga zgjedhja e Qeverisë së re vitin e kaluar deri më sot, siç tha ai, janë hapur 21 linja të reja direkte ajrore, dhe si rezultat i ndryshimit në politikën e subvencioneve, numri i pasagjerëve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit është rritur.

“Fluturimi direkt midis Madridit dhe Shkupit lidh dy kryeqytetet e Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës, gjë që është shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit, biznesit, shkëmbimit kulturor, diçka që me të vërtetë do të thotë shumë. Vitin e kaluar, së bashku me TAV, krijuam një strategji të re në metodën e subvencionimit, një politikë inovative në subvencionim, e cila dyfishoi subvencionet nga më parë. Për Shkupin, subvencioni është 9 euro, ndërsa për Ohrin 12 për pasagjerët që mbërrijnë, që do të thotë se stimulojmë sa më shumë pasagjerë të vijnë në Maqedoni. Si rezultat, sot mund të ndaj me krenari se në periudhën janar – tetor të këtij viti pati një rritje prej shtatë përqind të numrit të pasagjerëve, për Shkupin gjashtë, dhe për Ohrin me 17 përqind të numrit të pasagjerëve, ose gjithsej 2,862,677, që tejkalon shumë numrin e banorëve në Maqedoni, tha Nikoloski.

MARKETING