Nikolloski njoftoi linja ajrore nga Napoli, Budapesti, Katovice, Vrocllav dhe Milano

Nikolloski njoftoi linja ajrore nga Napoli, Budapesti, Katovice, Vrocllav dhe Milano

Me subvencione nga shteti vendosen edhe pesë linja të reja ajrore, drejt Aeroportit të Shkupit nga 6 prilli i vitit të ardhshëm do të fluturohet nga Napoli dhe Budapesti, ndërsa drejt Aeroportit të Ohrit nga 28 qershori nga Katovice, Vrocllav dhe Milano, aeroporti kryesorë Molpensa, kumtuan sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski dhe Xhozev Varadi, drejtor kryesor ekzekutiv i “Viz Erit”.

Nikollovski kumtoi se “Viz Er” do të rrisë kapacitetin e udhëtarëve për rreth 50 për qind nga viti i ardhshëm dhe do të ofrojë 3.300.000 ulëse për Maqedoninë. “Viz Er”, informoi se do të ketë flotë të përhershme me gjashtë aeroplanë në Aeroportin e Shkupit dhe se bën zëvendësim të aeroplanëve ekzistues Erbas A320 me Erbas A321 neo. Numri i 200 të punësuarve në vend në kompaninë ajrore planifikohet të rritet për 100.

Subvencionet edhe për pesë linja ajrore do të jenë nëntë euro për udhëtarë në ardhje në Aeroportin e Shkupit dhe 12 euro për udhëtarë në Aeroportin e Ohrit.

“Fluturimet nga Katovice dhe Vrocllav janë shumë të rëndësishme për hapjen e Polonisë, e cila është shumë e interesuar për turizmin në Maqedoni, ndërsa veçanërisht turistët polakë janë të mirëpritur në rajonin e Ohrit”, tha Nikoloski në konferencën për mediat në Qeveri.

Ai theksoi se për një muaj e gjysmë, janë shpallur 11 linja të reja ajrore nga aeroportet në Shkup dhe Ohër. Më parë, ishin shpallur linja ajrore nga Stokholmi dhe Madridi, të cilat do të fillojnë nga 2 nëntori, nga Kelni, Bari dhe Praga nga 20 dhjetori, si dhe nga Larnaka nga 30 tetori, për një muaj e gjysmë, shtoi ai, gjithsej 11 linja ajrore të reja në bashkëpunim me miqtë tanë nga Viz Er.

Ai njoftoi se do të jenë një forcë shtytëse për të sjellë më shumë aeroplanë, ulëse, destinacione dhe më shumë mundësi për punësime dhe, shtoi, se duhet të prisni nga ne njoftime të reja për aeroporte dhe destinacione.

“Duam, theksoi ai, të kemi aeroplanin më të mirë në treg, dhe që ju të përfitoni nga e gjithë kjo. Ulëset do të jenë më të lira se në A320, ndërsa këto kursime ne do t’i riinvestojmë për ta bërë fluturimin më të arritshëm për më shumë njerëz dhe për të shijuar shërbimet tona më shumë ose më shpesh”, deklaroi Varadi.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e turizmit, i cili tha se po rritet në vendin tonë.

MARKETING