Nikolloski: Ministria e Transportit nuk ka kompetenca për objektin e klubit “Puls”

Nikolloski: Ministria e Transportit nuk ka kompetenca për objektin e klubit “Puls”

Ministria e Transportit Aleksandër Nikollovski tha se dikasteri që drejton nuk ka kompetenca për objektin e klubit “Puls” në Koçan, i cili siç tha ai është nga kategoria B.

Sipas Nikollovskit bazuar në ndryshimet e fundit të  Ligjit për Decentralizimin, Ministria është përgjegjëse vetëm për objektet e kategorisë A.

“Objekti është ndërtuar në vitin 1999 sipas planit të vlefshëm në kuadër të Komunës së Koçanit. Është ndërtuar si një industri e lehtë, jo ndotëse dhe u përdor për një periudhë si fabrikë tekstili, ndërsa më pas si magazinë. Më pas u shtua një pjesë prej rreth 50-të metrash katrorë, i cili u legalizua në vitin 2011 në përputhje me Ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe u lidh me strukturën ekzistuese. Kjo do të thotë se është respektuar gjithçka në aspektin urbanistik”, tha Nikolloski në përgjigjen e pyetjen konferencën e sotme për media në Qeveri.

Problemi, siç tha ai, lind në momentin kur përshtatjet dhe rikonstruksionet e ambienteve të brendshme të objektit fillojnë pa asnjë miratim nga askush dhe në mënyrë shtesë është vulosur nga një person i një kompanie private që ose nuk e ka parë se çfarë po ndodhte aty ose e ka parë por e ka injoruar.

MARKETING