Nikolloski: Fillojmë luftën kundër mafias administrative

Nikolloski: Fillojmë luftën kundër mafias administrative

Qeveria ka miratuar shtatë amendamente të ligjeve me të cilat fillojmë luftën kundër mafies administrative. Me këto ndryshime, këto kontrolle bëhen të detyrueshme të paktën dy herë në vit në çdo gjashtë muaj dhe mundësisht më shpesh, dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ankimimi nuk do ta vonojë ekzekutimin. Në sistemin e deritashëm këto kontrolle nuk janë paraparë fare dhe ajo që bëjmë me kontrollet e bëjmë me vullnet të mirë, thekson zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në emisionin “Zaspij ako mozhesh” në Tv Alfa.

Qëllimi ynë, thekson Nikolloski, nuk është ndëshkimi, por krijimi i një sistemi efikas demokratik ku ata që vullnetarisht kanë kërkuar licenca duhet ta respektojnë ligjin në vazhdimësi.

“Jo vetëm që morëm 479 licenca nga planifikimi urbanistik dhe ndërtimi, sot në seancën e qeverisë u miratuan shtatë amendamente të ligjeve, të cilat shpresoj të kalojnë edhe në Kuvend javën e ardhshme. Me këto ndryshime, këto kontrolle bëhen të detyrueshme të paktën dy herë në vit, çdo gjashtë muaj, mundësisht më shpesh dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ankimimi nuk do ta vonojë ekzekutimin. Në sistemin aktual nuk parashikohen fare ato kontrolle, ne këtë e bëjmë me vullnet të mirë. Para kësaj duhej të pritej vendim nga Gjykata Administrative dhe më pas të pritej që vendimi të bëhej ligjërisht i detyrueshëm. Ne themi jo, vendimi hyn në fuqi menjëherë. Qëllimi jonë është t’i detyrojmë ata që kanë kërkuar vullnetarisht licencë, nëse kanë mundur të plotësojnë kërkesat ligjore në ditën e kërkesës, t’i plotësojnë ato gjatë gjithë veprimtarisë së tyre. Prandaj planifikojmë që ky të jetë një aksion i vazhdueshëm, që synon në radhë të parë përmirësimin e shoqërisë. Qëllimi jonë është përmirësimi i shoqërisë, e jo ndëshkimi, dënimi vjen si masë parandaluese”, ka thënë Nikolloski.

Ai ka thënë se kanë filluar procedurat për marrjen e 479 licencave në fushën e urbanistikës dhe ndërtimit, por paralajmëroi se ky numër mund të arrijë mbi 500.

MARKETING