Nikolloski: BERZH siguron 21 milionë euro për pesë lokomotiva të reja elektrike

Nikolloski: BERZH siguron 21 milionë euro për pesë lokomotiva të reja elektrike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka siguruar fonde nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për modernizimin e Hekurudhave të vendit. Lajmin e bëri të ditur zv.kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë seancës së pyetjeve parlamentare në Kuvend.

Sipas tij, BERZH ka aprovuar një financim prej rreth 21 milionë eurosh, i cili do të mundësojë blerjen e të paktën pesë lokomotivave të reja elektrike.

“Kur u formua kjo Qeveri vitin e kaluar, për fat të keq nuk kishim asnjë lokomotivë aktive. Sot kemi 11 – katër më të reja dhe shtatë më të vjetra. Me nëntë lokomotiva elektrike në funksion, do të jemi në gjendje të mbulojmë të gjithë transportin e mallrave në vend”, deklaroi Nikolloski.

Ai shtoi se lokomotivat e reja pritet të dorëzohen brenda dy vitesh, ndërsa thirrja për prokurim do të shpallet në mars të vitit të ardhshëm, sipas njoftimit të marrë nga BERZH.

MARKETING