Ngjarja e rëndë në Top Channel, presidenti Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt

Ngjarja e rëndë në Top Channel, presidenti Begaj: Organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Top Channel pak orë pas mesnatës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë të kësaj ngjarje kriminale. Po ashtu, Presidenti i ka shprehur ngushëllimet familjes së rojës Pal Kola, i cili mbeti viktimë.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.

MARKETING