Nga viti i ardhshëm regjistrim plotësisht i automatizuar i fëmijëve të sapolindur

Ministra e Transformimit Digjital paralajmëroi se nga janari i vitit të ardhshëm plotësisht do të automatizohet regjistrimi i fëmijëve të sapolindur, informoi ministri i Transformimit Digjital, kumtoi Kabineti i tij.
“Qeveria dhe Ministria e Transformimit Digjital realizojnë edhe një premtim parazgjedhor. Ministroa nga fillimi i vitit formoi një grup pune mes disa institucioneve, mes të cilave Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë për udhëheqje të librave amë, Ministria e Shëndetësisë-Drejtoria për shëndetësi elektronike dhe institucione përkatëse publike shëndetësore, për arritje të automatizimit të plotë në dhënien e certifikatës së parë nga libri amë për fëmijët e sapolindur (Projekti: e-bebe)”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Projekti e-bebe, i cili mbështetet edhe nga zyra e UNICEF-it, parashikon që certifikatën e parë prindlrit ta marrin në spital, më së voni deri në 48 orë nga lindja e bebit
Sqarohet se nga prindërit do të kërkohet të kenë profil në nivelin e ulët të Portalit nacional për shërbime – uslugi.gov.mk.
“Me një punë të përkushtuar të grupit punues, përcaktimi ynë është realizim i plotë i projektit deri në janar të vitit 2026”, shtohet në komunikatë.