Nga su’lmi ajror i Izraelit në Bejrut humbin jetën 5 fëmijë

Nga su’lmi ajror i Izraelit në Bejrut humbin jetën 5 fëmijë

Sipas të dhënave paraprake, të paktën 8 persona janë vrarë, prej të cilëve 5 fëmijë, në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj kryeqytetit të Libanit, Bejrut, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare NNA të Libanit, ushtria izraelite kreu sulm ajrore me avion F-35 në jug të Bejrutit.

Në sulm theksohet se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 5 fëmijë.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se 8 të vrarë dhe 59 të plagosur.

Punonjësit e Mbrojtjes Civile dhe Kryqit të Kuq dhe stafi mjekësor që ndodheshin në vendin e sulmit izraelit në periferitë jugore u kërkuan banorëve të mos shkojnë në zonën e sulmit, të evakuojnë rrugët, të mos mblidhen dhe të krijojnë hapësirë ​​për operacionet e shpëtimit.

MARKETING