Nga su’lmi ajror i Izraelit në Bejrut humbin jetën 5 fëmijë
Sipas të dhënave paraprake, të paktën 8 persona janë vrarë, prej të cilëve 5 fëmijë, në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj kryeqytetit të Libanit, Bejrut, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare NNA të Libanit, ushtria izraelite kreu sulm ajrore me avion F-35 në jug të Bejrutit.
Në sulm theksohet se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 5 fëmijë.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se 8 të vrarë dhe 59 të plagosur.
Punonjësit e Mbrojtjes Civile dhe Kryqit të Kuq dhe stafi mjekësor që ndodheshin në vendin e sulmit izraelit në periferitë jugore u kërkuan banorëve të mos shkojnë në zonën e sulmit, të evakuojnë rrugët, të mos mblidhen dhe të krijojnë hapësirë për operacionet e shpëtimit.