Nga Spanja raportojnë se Icardi është i Real Madridit, zbulohet edhe paga

Marca ka lëshuar një artikull që ka bërë shumë bujë në Spanjë rreth të ardhmes së Mauro Icardit.
Mediumi spanjoll raporton se sulmuesi i Galatasaray është shumë afër kalimit te Real Madridi në janar.
Icardi ka shënuar 12 gola dhe pesë asistime në kampionatin turk deri më tani këtë sezon.
Në Ligën e Kampionëve, ai shënoi kundër Manchester United, si dhe ndaj Bayern Munichut, megjithëse Galatasaray u eliminua në fazën e grupeve, por do të vazhdojë në pranverë në Ligën e Evropës.
Transfermarkt e vlerësoi argjentinasin në 20 milionë euro.