Nga sot fillon zbatimi i kontratës për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-d
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore bëjnë të ditur se sot fillon zbatimi i Marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d.
Sipas marrëveshjes, nga sot do të nisin punimet përgatitore, regjistrimi i terrenit, përgatitja e projekteve urbanistike, projekteve bazë, me qëllim fillimin e procedurave për shpronësim dhe projektim. Paralelisht me këtë fillon mobilizimi i personelit për punë, përgatitja e lokacioneve për ngritjen e kampeve për operimin e ndërtimit, analiza e trasesë dhe dislokimet e mundshme të instalimeve nëntokësore dhe mbitokësore, përgatitja e procedurave për kryerjen e hetimeve gjeoteknike.
“Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10-d është me interes strategjik për shtetin. Me realizimin e kwtij projekti të madh infrastrukturor rrumbullaksohet lidhja me autostradë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Evropën dhe rajonin. Kjo nënkupton lëvizjen më të lehtë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, por edhe qarkullimin më të rëndësishëm të sigurt të trafikut, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.