Nga sot fillon regjimi i komunikacionit veror për automjetet e rënda

Nga sot fillon regjimi i komunikacionit veror për automjetet e rënda

Nga sot deri më 31 gusht, në rrugët e Maqedonisë vendoset regjimi i komunikacionit veror ku ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda që janë mbi 15 tonë.

Siç njoftojnë nga LAMM, ndalesa është në këto termine edhe atë: e premte 17-00:22-00, e shtunë 09-00:18-00 dhe e diela nga 09-00 deri në ora 22-00.

Në rrugën magjistrale A2 Shkup – Ohër – Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda mbi 7.5 tonë gjatë fundjavave edhe atë, e premte nga 15:00 deri ora 22:00, e shtunë nga ora 07:00 deri ora 12:00 dhe nga ora 18:00 deri ora 24:00 si dhe e diel nga ora 07:00 deri ora 22:00./Telegrafi/

MARKETING