Nga sezoni i ri, Liga e Parë do të ketë transmetim në TV dhe ndeshjet luhen të premten, shtunën dhe të dielën

Nga sezoni i ri, Liga e Parë do të ketë transmetim në TV dhe ndeshjet luhen të premten, shtunën dhe të dielën

Në një brifing me gazetarët gjatë ditës së sotme, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Maser Omeragiq, zbuloi disa risi për sezonin e ardhshëm garues. Ndër të tjera, ai theksoi se të gjitha ndeshjet nga Liga e Parë do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion dhe xhiroja do të luhet në tre ditë.

MARKETING

“Ndeshjet nga Liga e Parë do të luhen në tri ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën. Është rënë dakord që të ketë transmetim për çdo ndeshje. Deri tani kemi tre stadiume me reflektorë, i katërti do të jetë ai në Tetovë. Kemi promovuar gjithashtu që Puma do të jetë këtu si sponsor i ri. Sigurisht që do të ketë edhe VAR, prandaj personalisht pres që sezoni i ardhshëm të jetë në një nivel shumë më të lartë se ai që ishte”, ka thënë kreu i FFM-së, Masar Omeragiq.

Nga sezoni i ardhshëm, tre ndeshje të Ligës së Parë do të transmetohen në televizionin shtetoror të Maqedonisë, ndërsa tre të tjerat në Arena Sport.

MARKETING