Nga Reali po largohet edhe Modriç

Nga Reali po largohet edhe Modriç

Në Madrid po përfundon një epokë.
Pas largimit të Carlo Ancelottit, edhe Luka Modriç pritet të largohet nga Reali.

MARKETING

Sipas informatave që i posedon mediumi “Cope”, kontrata e mesfushorit kroat nuk do të vazhdohet, kështu që të shtunën kundër Real Sociedadit mund të jetë ndeshja e tij e fundit në “Bernabeu” me fanellën e bardhë.
Një element fondamental qe më shumë se një dekadë, 39 vjeçari i ka fituar katër tituj të La Ligas dhe gjashtë Champions League me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

Në këtë sezon, përkundër moshës së shtyrë, ka qenë mjaft i dobishëm: 55 ndeshje, 4 gola dhe 9 asistime.

Një rendiment që dukej se do t’ia mundësonte vazhdimin e e kësaj historie dashurie, por duket se nuk do të jetë kështu.

Ish-futbollisti i Tottenhamit i ka zhvilluar 590 ndeshje dhe i ka realizur 43 gola me Realin duke e fituar edhe Topin e Artë në vitin 2018.

Reali do ta lëshojë nesër një deklaratë për shtyp për ta konfirmuar largimin e Carlo Ancelottit, ndërsa mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe për Modricin.

Gjithashtu, edhe Lucas Vazquez e Jesus Vallejo pritet të largohen nga Madridi.

MARKETING