Nga ora 22:00 deri në 06:00 do të ndalohet hedhja e mbeturinave në Shkup

Nga ora 22:00 deri në 06:00 do të ndalohet hedhja e mbeturinave në Shkup

Qytetarëve të Shkupit do t’u ndalohet hedhja e mbeturinave në kontejnerë nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Shkelja e këtij rregulli do të ndëshkohet me gjobë prej 50 eurosh.

Sipas autoriteteve, kufizimi synon të mundësojë zbrazjen më efikase të kontejnerëve dhe të parandalojë krijimin e deponive të pakontrolluara përreth tyre. Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dame Dimitrovski, tha se praktika të ngjashme funksionojnë me sukses në qytete të mëdha si Stambolli dhe Tokio.

“Ky model është aplikuar në Stamboll, ku hedhja e mbeturinave lejohej vetëm 15 minuta para orës 05:00 të mëngjesit. Edhe në Tokio ekziston orar i saktë për nxjerrjen e llojeve të ndryshme të mbeturinave, në varësi të kamionëve që i mbledhin. Shpresoj që me vendosjen e kontejnerëve për selektim, kjo praktikë të përmirësohet edhe më shumë”, u shpreh Dimitrovski.

Vendimi është kundërshtuar nga partia “E Majta”, e cila e ka cilësuar propozimin si skandaloz.

MARKETING