Nga nesër deri të premten regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nga nesër deri të premten regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nga data 09 deri më 11 prill 2025, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, H.E. Urshka Klakoçar Zhupançiq, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye, do të ketë masa speciale për trafikun në Shkup.

Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të krijojë një regjim të veçantë të trafikut gjatë këtyre ditëve. SPB Shkup u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e policisë për të siguruar lëvizjen e rregullt dhe të sigurt.

MARKETING