Nga Moldavia, Osmani flet për gjendjen në veriun e Kosovës

Nga Moldavia, Osmani flet për gjendjen në veriun e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Moldavi, prej ku ka publikuar pamje nga pritja e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani ka thënë se ka pasur edhe diskutime me miq lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

Me ftesë të organizatorëve të Komunitetit Politik Evropian, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kishinau të Republikës së Moldavisë po përfaqëson Kosovën në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

E para e Kosovës, nesër do të ketë takim me presidentin e Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

MARKETING