Nga mesnata dizeli shtrenjtohet për dy denarë
Çmimi me pakicë i dizelit EURODIEZEL (D-E V) prej mesnate do të rritet për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE).
Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,59 për qind krahasuar me vendimin e 27.10.2025.
Nga data 30.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS-95 73,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS-98 75,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 67,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 36,057 (denarë/kilogram).

