Nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë do të udhëtohet për 40 minuta, lëshohet rruga ekspres Kriva Pallankë-Stracin
Me lëshimin e rrugës ekspre nga Stracini deri në Kriva Pallankë, udhëtimi nga 30 minuta do të shkurtohet në 10 minuta, ndërsa nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë në vend që një orë do të udhëtohet 40 minuta.
Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në përurimin e autostradës Stracin – Kriva Pallankë tha se LSDM në vend që tu kërkojë falje qytetarëve për mos-realizimet e projekteve për 6 vite ata sot kanë vrapuar për të fituar pike politike.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Më duhet të tregoj, sot u munduan që të përfitojnë pikë politike, se kur ishin ata në Qeveri filloi ky projekt, por për fat të keq iu deshtën 6 vjet për shkak të bllokimeve nga VMRO-DPMNE nuk kanë pasur sukses ta bëjnë, por nuk di se çfarë ka bllokuar VMRO-DPMNE të shtrojnë një centimetër asfalt. Dhe në vend që t’u kërkojnë falje qytetarët që nuk e përfunduan për 6 vjet, ata sot vrapojnë të fitojnë pikë politike. Dëshiroj t’ju tregoj qytetarët të cilët do të shfrytëzojnë këtë rrugë, kjo rrugë nuk është as e LSDM-së, as e VMRO-DPMNE-së, por kjo rrugë është e qytetarëve”.