Nga 2 deri më 4 maj, në kampusin e UEJL-së në Shkup, do të mbahet ngjarja SEEUHack 2025

Nga 2 deri më 4 maj, në kampusin e UEJL-së në Shkup, do të mbahet ngjarja SEEUHack 2025

Në datat 2 deri më 4 maj 2025, në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, do të mbahet një prej ngjarjeve më dinamike për të rinjtë në teknologji: SEEUHack 2025.

Ky hackathon tre-ditor do të mbledhë rreth 60 të rinjë nga universitetet e rajonit, të ndarë në ekipe që do të punojnë për të ndërtuar zgjidhje teknologjike inovative në vetëm 48 orë. Nga ideja deri te prototipi funksional, pjesëmarrësit do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin në një atmosferë bashkëpunimi dhe krijimtarie.

Ngjarja organizohet nga N’katrori, një komunitet inovatorësh të rinj që po ndërton një skenë të re teknologjike në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Çka është SEEUHack?

Një sfidë për të ndërtuar produkte reale në një kohë të shkurtër, duke kombinuar njohuritë teknike, bashkëpunimin dhe lidershipin. SEEUHack nuk është vetëm një garë, por një trampolinë për idetë dhe talentin e gjeneratës së re.

Qëllimi: Të nxitet kreativiteti dhe sipërmarrja tek studentët, të krijohen lidhje mes tyre dhe industrisë, dhe të ndërtohen projekte që kanë potencial të jetës reale.

Mentorë dhe sponsorë nga kompani lokale e ndërkombëtare do të jenë prezent gjatë gjithë ngjarjes për të udhëzuar ekipet dhe për të identifikuar potencial për bashkëpunim.

MARKETING