Nga 178 të lënduar, 77 në mjekim në vend, të tjerët në qendra mjekësore të huaja

Nga 178 të lënduar, 77 në mjekim në vend, të tjerët në qendra mjekësore të huaja

Ministria e Shëndetësisë informon për gjendjen e pacientëve në institucionet shëndetësore brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me procedurat e vendosura për raportimin e situatës aktuale. Theksojmë se të gjithë pacientët janë duke marrë kujdes të përshtatshëm dhe trajtim mjekësor 24-orësh në vend dhe në qendrat e specializuara mjekësore jashtë shtetit. Nga gjithsej 178 të lënduar, aktualisht 64 pacientë po trajtohen në institucionet publike shëndetësore brenda vendit, në gjendje relativisht të qëndrueshme, 13 pacientë po marrin trajtim në institucione shëndetësore private, 101 pacientë po trajtohen në qendra mjekësore jashtë vendit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Austri: Nga 6 pacientët që ishin në terapi intensive, 1 pacient është transferuar në repart, ndërsa të tjerët janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.

Në Lituani: 4 pacientë vazhdojnë të jenë në terapi intensive dhe janë në gjendje të qëndrueshme për momentin.

Në Serbi: Nga gjithsej 30 pacientë, 11 janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë të qëndrueshëm.

Në Bullgari: 15 pacientë janë të shtruar, prej të cilëve 7 janë të intubuar dhe 6 të operuar, me parametra të qëndrueshëm. Dy pacientë kanë nisur të lëvizin që nga sot.

Në Slloveni: Në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës janë të shtruar 2 pacientë në gjendje të rëndë, por me përmirësim të lehtë nga dita e djeshme.

Në Greqi: Nga 12 pacientë, 2 janë në gjendje kritike, por të qëndrueshme, ndërsa 3 janë operuar. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur pacientë të rinj në Athinë, të cilët janë të shtruar dhe nën vëzhgim.

Në Belgjikë & Itali: Nga 4 pacientë të shtruar në secilin vend, të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme.

Në Kroaci: 2 pacientë janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, ndërsa për 3 pacientë të sapombërritur po kryhen ekzaminime shtesë.

Në Poloni: 2 pacientë janë në trajtim, njëri është ekstubuar, ndërsa tjetri mbetet në terapi intensive.

Në Suedi: Po bëhen përgatitje për transportin e 2 pacientëve të tjerë sot.

“Falënderim për stafet mjekësore Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për ekipet mjekësore nga jashtë vendit, të cilët me ekspertizën e tyre profesionale, së bashku me punonjësit tanë shëndetësorë, po kujdesen me përkushtim për pacientët e lënduar në institucionet tona shëndetësore. Falënderojmë gjithashtu të gjitha kompanitë me përgjegjësi shoqërore për mbështetjen e tyre”, thuhet në komunikatën e MSH.

MARKETING