Neziri: Kur pëson një gol të tillë, bie morali, por kemi forca për t’u kualifikuar

Mexhit Neziri, mbrojtës i Strugës, e pranon se kampionët e Maqedonisë së Veriut duhej të ishin më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Një shpërqendrim mjaftoi për të pësuar dhe komplikuar çështjen e kualifikimit.
MARKETING
“Goli ishte i papritur, sepse ekipi kundërshtar nuk na kishte rrezikuar. Duhej të ishim të kujdesshëm dhe të mos toleronim atë mbrojtësin që erdhi deri në zonën tonë.
E pamë që gjithçka ishte në anën tonë, por një pakujdesi të ndëshkon. Kur pëspon ngë gol të tillë, të bie morali.
Në pjesën e dytë ishim nervozë dhe ndikoi edhe moti jo i mirë, era e fortë.
Mendoj se kemi forca dhe cilësi për ta kaluar këtë skuadër, por duhet të jemi më të organizuar dhe më këmbëngulës para portës.”