Neziri i ASH-së: Populli na dha vendin në KSHZ, Lëvizja BESA t’ia kërkojë LSDM-së!

Neziri i ASH-së: Populli na dha vendin në KSHZ, Lëvizja BESA t’ia kërkojë LSDM-së!

Pas kuzave të sotshme të LENI-t, ka reaguar koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, i cili thotë se ultimatumet e të ashtuquajturës opozitë, kanë nisur të shndërrohen në lutje drejtuar kryetarit të Parlamentit. “Nga bojkoti i parlamentit, kanë kaluar në vizita zyrash të parlamentit”. Sipas tij, e drejta e anëtarit të KSHZ është e drejtë që nuk falet nga dëshira e mirë ose e keqe e një kryetari parlamenti, kushdo qoftë ai, por është e drejtë që fitohet me votë nga populli në zgjedhjet e fundit vendosi që vendin e KSHZ t’ia japë Aleancës për Shqiptarët.

MARKETING

ADNAN NEZIRI, DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Fadil Zendeli dhe L. Besa po ashtu ka vendin e tij në KSHZ nëpërmjet LSDM, sepse me ata ishin në koalicion, Izet Mexhiti është i përfaqësuar nëpërmjet BDI-së. Prandaj urojmë që deputeti i vetëm që i ka ngelur L. Besa z. Fadil Zendeli të ketë shkuar te kryetari i parlamentit, z.Jovan Mitrevski kuadër i LSDM-së dhe të ketë kërkuar nga LSDM një nga tre anëtaret që ka ajo në KSHZ, ndërsa anëtari i opozitës shqiptare është i shqiptarëve dhe i Aleancës për Shqiptarët dhe jo i LSDM-së”. /SHENJA/


 

MARKETING