Newcastle turpëron Tottenhamin

Newcastle Unitedi e ka turpëruar Tottenhamin duke i shënuar plot pesë gola brenda 21 minutave në pjesën e parë të ndeshjes.
Newcastle të dielën fitoi me rezultatin 6:1, në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premier Leagues angleze.
Jacob Murphy dhe Alexander Isak shënuan nga dy gola për vendësit, kurse Joelinton e shtoi një tjetër në pesë golat e pjesës së parë.
Harry Kane realizoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 49-të.
Ndërkohë, Callum Wilson në minutën e 67-të vulosi epilogun final të kësaj përballjeje.
Newcastle në pozitën e tretë ka 59 pikë, aq sa ka edhe Manchester Unitedi me një ndeshje më pak të luajtur.
Tottenhami në pozitën e pestë ka 53 pikë.