Newcastle rikthehet tek fitorja në Premier League

Newcastle rikthehet tek fitorja në Premier League

Pas një serie pa fitore në pesë ndeshjet e fundit, Newcastle Unitedi ka marrë pikët e plota të dielën në ndeshjen kundër Wolverhamptonit. Dueli i zhvilluar në stadiumin “St. James Park” të dielën, përfundoi me triumfin minimal 2:1 të Newcastlet në kuadër të xhiros së 27-të.

Për ekipin vendas, kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve dhe tri barazimeve, e cila e ngrit në pozitën e pestë në tabelë me 44 pikë të mbledhura.

Në anën tjetër, Wolvesi mbetet në kuotën e 27 pikëve dhe dy ndeshjeve më shumë të luajtura se Newcastle deri më tani. Alexander Isak (26’) e kaloi Newcastlen në epërsi, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën, Wolvesi barazoi në minutën e 70-të nëpërmjet Hwang Hee-Chan, por nuk arriti ta mbajë rezultatin pasi vetëm nëntë minuta më vonë, vendasit kthyen epërsinë. Miguel Almiron shënoi golin e fitores në minutën e 79-të.

MARKETING