Newcasle pa Tonalin “flirton” me fitoren në fushën e Wolves
MARKETING
Barazim spektakolar në “Molineux Stadium” mes Wolves dhe Newcastle për javën e 10-të të Premier Leagues. Dy herë kaluan në epërsi miqtë, por vendësit ia dolën të shmangin humbjen.
MARKETING
Pa Tonalin, tashmë të pezulluar për vënie bastesh, “Magpies” ia dolën të ishin konkurrues, duke zhbllokuar takimin në minutën e 22-të me Wilson.
Kundërpërgjigjja e Wolves erdhi në minutën e 36-të me golin e Leminas, por në fundin e pjesës së parë shënoi të dytin personal Wilson.
Gjatë pjesës së dytë vendësit ushtruan më shumë presion, derisa në minutën e 71-të Hwang Hee-Chan barazoi rezultatin në 2-2.

