New York, hiqet ndalesa për thirrjen e ezanit jashtë ambientit të xhamisë

New York, hiqet ndalesa për thirrjen e ezanit jashtë ambientit të xhamisë

MARKETING

Kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams tha se tani e tutje, thirrja e ezanit mund të bëhet me altoparlantë gjatë namazit të xhumasë dhe gjatë iftarit në muajin e Ramazanit, raporton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Ne po heqim burokracinë dhe themi hapur se nëse jeni në ndonjë ritual apo vend adhurimi, nuk keni nevojë të kërkoni leje për thirrjen në namazin e së Premtes më me zë të lartë”, tha Adams.

Në takimin, ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave të ndryshme të xhamive dhe fondacioneve muslimane, Adams u tha pjesëmarrësve: “Ju jeni të lirë të praktikoni besimin tuaj në New York. Jam krenar, që më në fund sot u bë”.

Adams tha se Islami, ashtu si Krishterimi, Judaizmi dhe fetë e tjera, është element i rëndësishëm i kulturës së New Yorkut dhe se xhamitë janë ndihmë e madhe në luftën kundër krimit dhe migrantëve të parregullt.

Ai u shpreh se New Yorku është pionier në shumë fusha për sa i përket lirive dhe të drejtave. Kryebashkiaku Adams theksoi se ata i trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë siç parashikon ligji dhe se nuk i ndryshojnë rregullat që favorizojnë dikë apo ndonjë grup.

Në përputhje me vendimin e marrë nga qyteti i New Yorkut, ezani do të thirret ditën e parë të premten e ardhshme me kusht që të jetë në një “nivel të arsyeshëm”.

MARKETING