New York City goditet nga reshje rekord, 2 të vdekur në përmbytje

New York City goditet nga reshje rekord, 2 të vdekur në përmbytje

Disa pjesë të New York City u goditën nga reshje rekord, ndërsa të paktën dy persona vdiqën në bodrumet e përmbytura, transmeton Anadolu.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se u thyen rekorde paraprake, me 1,80 inç reshje në ‘Central Park’ dhe 1,97 inç në Aeroportin ‘LaGuardia’, përkatësisht duke tejkaluar rekordet e mëparshme prej 1,64 inç në vitin 1917 dhe 1,18 inç në vitin 1955.

Departamenti i Policisë në New York konfirmoi dy vdekjet për ABC News.

Të dy viktimat u gjetën në bodrumet e përmbytura dhe policia po heton incidentet.

Sipas ‘FlightAware’, mbi 1 mijë fluturime janë anuluar në SHBA, kryesisht në verilindje.

MARKETING