Nevzat Bejta: Gostivari nuk ishte udhëhequr në interes të qytetarëve, por në interes të Taravarit

Nevzat Bejta: Gostivari nuk ishte udhëhequr në interes të qytetarëve, por në interes të Taravarit

Nevzat Bejta, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit në zgjedhjet e përsëritura në konferencë për shtyp e akuzoi pushtetin lokal të kaluar se ka bërë keqpërdorime gjatë furnizimeve publike vlera e të cilave është më shumë se miliona denarë.

“Sot jemi këtu të flasim hapur për keqpërdorimet dhe qeverisjen e keqe të Arben Taravarit, i cili me vite bën përpjekje ta fshehë pas propagandës dhe imazhit të rremë të “udhëheqësit të suksesshëm”, tha Bejta.

Ai në fjalim para gazetarëve thekson se Gostivari nuk është udhëhequr në interes të qytetarëve, por në interes të rrethit të ngushtë të Taravarit. Bejta tregoi marrëveshje me të cilat, siç pretendon, pushteti lokal ka lidhur furnizime publike me një firmë e cila i ka plotësuar aplikacionet për projekte dhe rregullimin e sallës të Këshillit të komunës. Sipas tij shpenzimet janë disa herë më të mëdha, se sa vlera e tyre e vërtetë.

Bejta njoftoi se të premten do të dalë me dëshmi për raste të tjera të cilat siç theksoi, qartë tregojnë se si pushteti lokal është keqpërdorur dhe si përgjegjësia është shmangur.

MARKETING