Netanyahu urdhëron transmetimin me altoparlantë të fjalimit të tij nga OKB në të gjithë Gazën

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që të vendosin altoparlantë në të gjithë Rripin e Gazës, me qëllim që fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të transmetohet drejtpërdrejt për popullsinë palestineze.
Fjalimi i kryeministrit Netanyahu është planifikuar të mbahet sot, në orën 16:00 sipas kohës lokale të Izraelit, dhe pritet të fokusohet kryesisht në kritika ndaj përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për njohjen e një shteti palestinez të pavarur.
Sipas Times of Israel, ky vendim është pritur me kundërshtime brenda ushtrisë, të cilët e kanë cilësuar veprimin si një akt të luftës psikologjike për popullin palestinez. Ndërkohë, kundërshtimi i vendosjes së altoparlantëve do të kërkonte largimin e ushtarëve nga pozicionet e tyre dhe do të çonte në dërgimin e tyre në zona më të ekspozuara, duke i bërë ata më të prekshëm ndaj sulmeve nga Hamasi.
Pavarësisht “kërcënimeve”, IDF po përgatitet për realizimin e vendosjes së altoparlantëve në gjithë rripin e Gazas.