Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti të Palestinës

Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti të Palestinës

Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti të Palestinës. Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Benjamin Netanyahu, duke pretenduar se kjo do të përbënte një sfidë ekzistenciale për shtetin hebre.

“Gaza duhet të çmilitarizohet dhe të vihet nën kontrollin e plotë të Izraelit. Nuk do të bëj kompromise me sigurinë. Këmbëngulja ime është ajo që ka penguar, me kalimin e viteve, krijimin e një shteti palestinez që do të përbënte një rrezik ekzistencial për Izraelin.

Për sa kohë të jem kryeministër, do të vazhdoj të insistoj fuqishëm për këtë”, tha Benjamin Netanjahu, Kryeministër i Izraelit.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Netanyahu pritet që të përballet me një mocion votëbesimi në Knesset, parlamentin izraelit. Ai akuzohet nga disa deputetë se ka dështuar në lirimin e pengjeve të marrë nga Hamas në Gaza, më 7 tetor. Lidhur me këtë, qindra protestues u mblodhën jashtë godinës së parlamentit për të protestuar.

MARKETING