Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë në Gaza deri në “fitore të plotë”

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë në Gaza deri në “fitore të plotë”

MARKETING

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë operacionet e tij ushtarake në Rripin e Gazës derisa të arrihet “fitorja e plotë”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

“Ne jemi në rrugën drejt fitores së plotë dhe nuk do të ndalemi. Ky pozicion përfaqëson shumicën dërrmuese të popullit”, citohet Netanyahu në një njoftim nga zyra e tij, gjatë takimit të tij me përfaqësuesit e familjeve nga Forumi Heroizmit.

Ky është komenti i parë zyrtar izraelit pasi Katari tha se Hamasi është përgjigjur “pozitivisht” ndaj një propozimi të marrëveshjes. Ndërmjetësuesit, përkatësisht SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, po bëjnë presion për një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza dhe të burgosurve palestinezë në Izrael.

Lufta filloi pas ofensivës ndërkufitare të Hamasit më 7 tetor, ku Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 izraelitë dhe rreth 240 të tjerë u morën peng. Afërsisht gjysma e pengjeve u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor të muajit nëntor në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë.

Që atëherë, sulmet e Izraelit kanë vrarë mbi 27 mijë palestinezë dhe sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), rreth 85 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës është zhvendosur.

MARKETING