Nesër xhiroja e 11-të në elitë, vëmendja në Tetovë

Nesër xhiroja e 11-të në elitë, vëmendja në Tetovë

Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të në elitën e futbollit vendor. Kryendeshja e kësaj xhiroje padyshim pritet të luhet në Tetovë, aty ku Shkëndija pret kampionët e vendit Struga Trim Lumin.

Shkëndija në dy ndeshjet e fundit në kampionat numëron dy barazime, për dallim nga Struga që ka regjistruar 1 fitore dhe 1 humbje. Lideri i renditjes Rabotniçki në këtë xhiro përballet me Vardarin në transfertë, teksa Shkupi pret në terren vendas ekipin e Tikveshit. Pjesë e programit të kësaj xhiroje janë edhe takimet Gostivari – Brera Strumica, Voska Sport – Pelisteri dhe Sileksi – Besa. Të gjitha takimet e xhiros së 11-të në elitën e futbollit vendor do të luhen të dielën. /SHENJA/

 

MARKETING