Nesër rikthehet elita e futbollit vendor

Nesër rikthehet elita e futbollit vendor

Këtë fundjavë rikthehet elita e futbollit vendor me ndeshjet e xhiros së 19-të të gjysmësezonit pranveror.

Rinisjen e kampionatit e bën ndeshja Gostivari – Vardari që luhet të shtunën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Gostivar. Ndërkohë pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën.

Në Çair do të ketë përballje shqiptare me Shkupin që pret Voska Sportin.

Shkëndija e Tetovës do të luaj në kryeqytet me Makedonija Gjorçe Petrovin, teksa kampionët në fuqi Struga Trim Lum do ta nis sezonin pranveror ndaj Rabotniçkit në transfertë. Në dy ndeshjet tjera takohen Sileksi – Brera dhe Bregallnica – Tikveshi.

Të gjitha sfidat në program janë nga ora 14:00. /SHENJA/

MARKETING