Nesër pa rrymë lagjet Saraj, Karposh, Gjorçe Petrov dhe disa fshatra të Shkupit

Nesër pa rrymë lagjet Saraj, Karposh, Gjorçe Petrov dhe disa fshatra të Shkupit

Nesër në periudhën prej orës 04:00 deri në orën 8:00 pa energji elektrike do të jenë disa fshatra të Shkupit dhe lagjet Saraj, Karposh dhe Gjorçe Petrov.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Vollkovë, Kondovë, Sfillare e Poshtme dhe e Epërme, Graçani, Radusha, Dvorca, Kopanica, Rashçja, Bojana, Saraji, Gllumova, Gërçeci, Shishova, Arnaqia, paniçari, Raoviqi, Llaskarca, Lubini, Bukoviqi dhe Matka.

Pa energji elektrike do të jenë edhe lagjet Karposh 3 dhe Karposh 4, një pjesë e Vllaes, një pjesë e Hromit, lagjet “Momin Potok”, Zllokuqan, një pjesë e Kozles, një pjesë e Nerezit dhe Taftalixhes.

MARKETING