Nesër në Tetovë: Regjim i veçantë trafiku për vizitën e presidentit të Shqipërisë

Nesër në Tetovë: Regjim i veçantë trafiku për vizitën e presidentit të Shqipërisë

Komuna e Tetovës dhe Bajram Begaj njoftojnë se nesër në qytet do të zbatohet një regjim i veçantë trafiku dhe masa të përkohshme sigurie me rastin e vizitës së presidentit.

Komuna e Tetovës apelon te qytetarët që të shmangin parkimin e automjeteve në këto rrugë:

Bulevardi “Marshall Tito” – nga fillimi deri te rrethrrotullimi pranë tregut me bulevardin “Bllagoja Toska”

Bulevardi “Bllagoja Toska” – nga rrethrrotullimi me “Marshal Tito” deri te ndërtesa e Komunës së Tetovës

Rruga “JNA” (“Dervish Cara”) – në tërësi, deri te semaforët

Rruga “Ilindenska” – nga Gjykata Themelore deri te Universiteti i Evropës Juglindore

Rruga “Kiro Ristoski-Drnc” – deri te Arabati Baba Teqe

Rrugët “Von Vardarska” dhe “172”

“Automjetet e parkuara në kundërshtim me këtë njoftim do të largohen nga shërbimet përkatëse”, thekson Komuna e Tetovës.

SPB Tetovë bën thirrje te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e policisë për të siguruar qarkullim të pandërprerë dhe të sigurt.

MARKETING