Nesër mot me vranësira, nga pasditja e së mërkurës me shira të rrëmbyeshëm lokal

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Vranësirat do të shtohen drejt fundit të ditës.
MARKETING
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë.
Në Shkup, mot me diell me me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa drejt fundit të ditës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bjerë deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.
Nga e mërkura vijon një periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Pasdite do të jetë mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima, ndonjëherë në formën e stuhisë me erëra të forta dhe breshër të izoluar. Deri të premten, temperaturat ditore do të jenë në rritje, ndërsa gjatë fundjavës do të ulen për disa gradë.