Nesër luhet Struga Trim Lum – Vardari

Nesër luhet Struga Trim Lum – Vardari

E mërkura do të sjell një ndeshje në kuadër të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, pasi Struga Trim Lum do të përballet me Vardarin në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë. Kjo ndeshje ishte e programuar të luhej me 27 gusht, por për shkak angazhimeve të kampionëve të vendit në arenën Europiane, e njejta u shty për me 1 nëntor si shumë ndeshje tjera, me të cilat Struga kishte për tu përballur në atë periudhë. Aktualisht Struga mban pozitën e tretë në renditjen tabelare me një ndeshje me pak, përderisa Vardari është në vendin e fundit. Takimi ndërmjet Strugës dhe Vardarit do të zhvillohet nesër, duke nisur nga ora 13:00.

MARKETING