Nesër luhet finalja e Kupës, Struga dhe Vardari luftojnë për trofeun

Nesër luhet finalja e Kupës, Struga dhe Vardari luftojnë për trofeun

Nesër do të vendoset fituesi i trofeut të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku në finalen e madhe do të përballen Struga Trim Lum dhe Vardari. Të dyja ekipet do të kërkojnë trofeun e Kupës me çdo kusht, ku me fitimin e saj, marrin biletën edhe për dalje në Europë. Për Strugën kjo do të jetë finalja e dytë në histori të saj dhe këtë sezon për jubileun 10 vjeçar nga themelimi i klubit, struganët dëshirojnë të kurorzojnë me një trofe. Ndeshja finale ndërmjet Vardarit dhe Strugës do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:00.

MARKETING