Nesër luhen ndeshjet e xhiros së 27-të në elitë

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë të dielë sjell xhiron e 27-të në program. Lideri i renditjes Shkëndija e Tetovës pret në shtëpi Voska Sportin, në një përballje ku vendasit duken favorit për të arkëtuar 3 pikë. Përballje shqiptare do të ketë edhe në Gostivar, ku skuadra vendase do të përballet me FC Shkupin.
Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum në këtë xhiro do të luajë në transfertë me Rabotniçkin, ndërsa Sileksi takohet me Besën e Dobërdollit. Pjesë e programit të xhiros së 27-të janë edhe takimet Vardari – Tikveshi dhe Pelisteri – Brera Strumica. Të gjitha sfidat luhen të dielën, duke nisur nga ora 16:00. /SHENJA/