Nesër duel interesant në Gostivar, Arsimi pret Shkëndijën

Nesër duel interesant në Gostivar, Arsimi pret Shkëndijën

Xhiroja e 14-t në elitë vazhdon të dielën me dy ndeshje tjera në program, teksa njëra që do të luhet në Gostivar tërheqë më shumë interes për publikun shqiptar. Në Gostivar, Arsimi i Çegranit do të përballet me Shkëndijën e Tetovës.

Kuqezinjtë e Jeton Beqirit rikthehet në kampionat, pas triumfit në Kupë në mesjavë. Kjo do të jetë ndeshja e dytë zyrtare ndërmjet këtyre dy skuadrave shqiptare dhe të dyja kanë për objektivë fitoren e parë, pasi dueli i luajtur në Tetovë u mbyll me barazim pa gola.

Shkëndija kërkon tre pikë për të vazhduar luftën për kreun e tabelës, pasi për momentin ka 30 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë, teksa Arsimi është pozitën e 7-të dhe deri më tani ka grumbulluar 15 pikë.

Ndeshja ndërmjet Arsimit dhe Shkëndijës është paraparë të luhet nesër, duke nisur nga ora 13:00.

 

MARKETING