Nesër Bashkimi pret Sileksin në Kumanovë

Nesër Bashkimi pret Sileksin në Kumanovë

Mesjava do të sjell ndeshje në Ligën e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku në program është xhiroja gjashtë. Të martën do të luhen dy ndeshje, aty ku xhiro do të nis me takimin Bashkimi – Sileksi që do të luhet në Kumanovë, teksa përballja tjetër është në kryeqytet ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Brerës. Të dyja takimet do të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:30.

Ndërkohë të mërkurën do të ketë ndeshje interesante, aty ku Struga Trim Lum do të përballet me Shkëndijën, përderisa Shkupi luan me Tikveshin në transfertë. Xhiroja e gjashtë mbyllet të enjten me dy duele si Arsimi – Vardari dhe Rabotniçki – Pelisteri. /SHENJA/

MARKETING