Nëse Shkëndija eliminohet, mund të përballet me Dritën ne Konferencë Ligë

Shkëndija e Tetovës në xhiron e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve për këtë verë do të takohet me Nju Sentsin e Uellsit.
MARKETING
UEFA gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur emrat e mundshëm të kundërshtarëve në rast kualifikimi apo eliminimi nga raundi i parë. Në këtë situatë, nëse Shkëndija arrin të kalojë pengesën e parë TNS-në, në xhiron e dytë do të përballen me fituesin e duelit FSCB – Inter Eskaldes.
Ndërkohë në rast eliminimi dhe në anën tjetër nëse edhe Drita e Zekirija Ramadanit nuk arrin të vazhdoj në raundin e dytë të Çampionsit, atëherë të dyja skuadrat shqiptare do të përballen ndërmjet veti në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës.
Kujtojmë se ndeshjet e para të eliminatoreve janë programuar të zhvillohen me 8 dhe 9 korrik, ndërsa duelet e kthimit do të zhvillohen më 15 dhe 16 korrik.