Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, do të lëshohet shansi për në BE

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, deklaroi se qëllimi i tyre është që të përpiqen ta dërgojnë vnedin drejtë anëtarsimit në Bashkimin Evorpian (BE).

“Ne i filluam negociatat vitin e kaluar, ato mesatarisht zgjasin katër deri në pesë vjet. Ashtu që nuk është aq e paaritshme, nëse punojmë nga të dyja palët, gjithsesi që duhet të jemi optimistë, por edhe realistë. Qeveria ka vendosur një qëllim që deri në vitin 2030, të bëhet anëtare e BE-së. Tre-katër është shumë afër, por në tre-katër vjet mund të lëvizim shumë në negociatat me BE-në, nëse punojmë dhe kuptohet nëse BE-ja përpilon një agjendë, ato tre-katër vjet do të shfrytëzohen maksimalisht dhe do të shkojmë shpejt në mënyrë të pakthyeshme drejt anëtarësimit”, thotë Mariçiq.

I pyetur se çfarë do t’i ofrohet liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tryezën e takimit të liderëve me Dimitar Kovaçevskin, Mariçiq tha se nuk mund të përgjigjet, sepse bëhet fjalë për takim të liderëve dhe nuk mund të flasë në emër të kryeministrit Kovaçevski.
“Pres që të shtrohen të gjitha pyetjet me ndryshimet kushtetuese, të bisedohet rreth vetë tekstit dhe rreth procesit se si të zbatohen ato sa më shpejt dhe thjesht me qëllim që t’i vazhdojmë negociatat dhe ta heqim bllokimin e mundshëm. Mendoj se vetëm dialogu është zgjidhja më e mirë dhe para se të fillojë procedura në Kuvend, është logjike që liderët e partive më të mëdha politike të ulen, të bisedojnë. Qeveria do të jetë konstruktive dhe gjithmonë do të jetë konstruktive”, thotë Mariçiq.

“Ata e lëshuan atë shans për NATO-n, për Marrëveshjen e Prespës, nuk duhet, ja ju jepet mundësia që të mos e lëshojnë këtë herë, me faktin se kësaj radhe teksti, përmbajtja e ndryshimeve është larg, shumë larg, të themi se është me më pak peshë dhe shkakton më pak probleme, krahasuar me atë që ishte më parë”, tha Mariçiq.
Ai nënvizoi se nuk sheh asgjë kontestuese se pse në Kushtetutë nuk duhet të shkruhen edhe disa komunitete, siç thotë Mariçiqi janë edhe ashtu qytetarë që jetojnë në vend.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Mariçiqi është i vendosur se nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, përfundimisht shansi do të lëshohet për të hyrë në BE.

“Ka një ndjenjë te një pjesë e opozitës se nuk është e rëndësishme se kur do të bëhen ndryshimet dhe se mund të bëhen pas tre vjetësh apo pas katër vjetësh. Mendoj se është një humbje e thjeshtë kohe, të cilën nuk mund ta kthejmë dhe që mund të na shkaktojë edhe dhjetë vjet të presim në dhomën e pritjes”, thotë Mariçiq. Konsideron se tani është momenti edhe kur hapet rruga drejt BE-së, siç thotë janë mesazhet nga Brukseli, nga kryetari i Komisionit Evropian dhe nga të gjithë aleatët e tjerë dashamirës të vendit tonë.

“Prandaj thashë që përgjegjësia e opozitës është e madhe dhe nuk mund të shmanget. E di që do të donin më së shumti që dikush tjetër t’i zgjidhë problemet për ata, por një pjesë e tyre do të duhet të marrin pjesë në këtë vendim. Besoj se do të arrijmë deri në atë pikë dhe nuk do ta lëshojmë shansin”, shtoi Mariçiqi.

I pyetur se si e komenton ofertën e Mickoskit për bashkimin e partive politike maqedonase, që të hiqet nga pushteti BDI, Mariçiq këtë e konsideron si hap manovrimi për të fituar kohë dhe për të mbledhur pikë të lira politike.
“Mendoj se përgjegjësia e secilës parti politike nuk mund të hiqet duke komentuar dhe sulmuar një parti tjetër politike. Është koha që Mickoski dhe të gjithë të tjerët në VMRO-DPMNE të ballafaqohen me faktin se kemi shans të marrim një vendim së bashku. Askush nuk do të fajësohet, sepse nuk e cenon konceptin e Kushtetutës sonë, as të vendit tonë, as nuk e prek identitetin maqedonas”, thotë Mariçiqi.

Ai theksoi se për koalicione të mundshme me siguri mund të bisedohet më tej, por konsideron se më mirë do të arrihet bashkimi kombëtar maqedonas nëse të gjitha partitë kryesore votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe e hapin rrugën drejt BE-së.

MARKETING