Nëse fiton licencë për një operator të tretë celular, 4iG paralajmërom shërbime deri në fund të vitit 2026

Kompania hungareze 4iG paralajmëron se nësefiton licencë për frekuencë për një operator të tretë celular, do të fillojë të ofrojë shërbime në tregun e Maqedonisë deri në fund të vitit 2026. Në kumtesë Grupacioni sot theksoi se rritja e konkurrencës do të sjellë edhe çmime më të ulëta.
MARKETING
Pal Zarandi, Drejtor për strategji, mobile dhe 5G në 4iG, deklaroi se tashmë disa muaj punojnë në përgatitjet dhe krijimin e partneriteteve fillestare në treg.
“Sapo të marrim licencën, do të kalojmë në investime intensive dhe përgatitje për lançimin komercial”, tha Zarandi në një deklaratë me shkrim.
Ai thekson se grupacioni hungarez 4iG është aktualisht lideri i tregut në Shqipëri, dhe gjithashtu po operon në mënyrë aktive në Mal të Zi. Ka të ardhura prej 1,8 miliardë euro dhe mbi 10 milionë përdorues. Avantazhi kryesor i 4iG, thotë Zarandi, është se nuk është vetëm një kompani telekomunikacioni, por edhe një kompani e orientuar drejt IT-së, kështu që mund të zgjerojë shërbimet e saj në tregun e Maqedonisë.